Ish-këshilltari i Kurtit me fjalë të rënda për të: Po fol palidhje

Lideri i VV-së, Albin Kurti sot ka kërkuar që shteti i Kosovës duhet t’i mbrojë të pandehurit nga Gjykata Speciale.

Ndërsa analisti politik, Rron Gjinovci e ka kritikuar ashpër fjalimin e tij. Njëjtë bëri edhe ish-këshilltari i Kurtit, Shkëlzen Gashi.

“Një nga paraqitjet e tij ma të dobëta, ma patetike e me ma së shumti gabime”, e ka quajtur Gjinovci fjalimin e Kurtit në mbrojtje të të akuzuarve nga Specialja, duke e cilësuar si ndërhyrje të politikës në drejtësi.

Ndërsa Gashi ka thënë fjalë të rënda për Kurtin, duke e cilësuar si populist, demagog dhe se po flet “palidhje”.