Ish i dashuri palestinez i Dua Lipës shkon në Mekë për të kryer pelegrinazhin

Vëllai më i vogël i supermodeleve Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, i njohur për lidhjen e dashurisë me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, zbuloi se ka shkuar për pelegrinazh në qytetin më të shenjtë të Islamit, Mekë, për të respektuar Ramazanin.

Ish-i dashuri 24-vjeçar i Dua Lipës, postoi një sërë fotografish në Instagramin e tij të shtunën nga udhëtimi i tij në vendlindjen e Profetit Muhamed në Arabinë Saudit, shkruan Daily Mail.

‘Umre me vëllezërit e mi të vërtetë!!! Vullneti nën Zotin. Përjetësisht mirënjohës për këto momente. Tani në shtëpi”, ka shkruar ai sipër fotove.

Nata e 27-të e Ramazanit – e quajtur Nata e Kadrit, besohet të jetë nata më e shenjtë në kalendarin islamik. Ky shënon momentin kur myslimanët besojnë se Kurani u dërgua në tokë dhe kur vargjet e para të librit të shenjtë iu shpallën botës nga profeti Muhamed.

Për të shënuar këtë datë që bie brenda dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit, besimtarët nga e gjithë bota mblidhen në vendin më të shenjtë të botës islame – Meka për t’u lutur dhe reflektuar.

Gjatë Ramazanit, myslimanët agjërues përmbahen nga ngrënia dhe pirja gjatë orëve të ditës dhe tradicionalisht mblidhen me familjen dhe miqtë për të prishur agjërimin e tyre në mbrëmje.