Ish i burgosuri politik nga Kumanova: Albin e Vjosa, na prini ta ndajmë egjrën nga gruri!

Nuredin Xhemaili (Covid19, do jet më e lehtë se egjra që ka koh që e gëlltisim me bukë!) Mateu 13:25 «Kur njerëzit po flinin, erdhi armiku i tij dhe mbolli egjër nëpër grurë» Kjo bimë helmuese ngjan shumë me grurin në fazën e tij të hershme para se të piqet. Derisa gruri dhe egjra rriten bashkë, rrënjët u gërshetohen dhe s’mund të heqësh egjrën pa shkulur edhe grurin. Kur egjra piqet, dallohet dhe hiqet kollaj.

Korriku,do të jetë organizatori më frytdhënës i kombit shqiptar që do të hyj në histori si vit i bashkimit të popullit shqiptar kudo që të jetojë, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. Ky popull ia besoi kësaj rinie të shëndoshë pa hezitim timonin e luftimit kundër helmeve,të bukës që ushqehemi dhe është gjeja më elementara që pa bukë smund të jeton ky popull! Kjo rini nuk luftonte për bajraktarizëm por për atdheun e pupullin që armiqët deshën të na helmojnë,deri sa ishim në gjumë!. Kjo rini ishin të zot, e shkriheshin si qiri vehten,për ta mrojtë popullin! Korriku do mobilizoj, stërnipa të Skënderbeut,nënë Terezes e Adem Jasharit, priftrinjë e hoxhollarë, profesor e katundar, nxënës e student,do pajisemi me urti e guxim, për ta çrrënjosë plagen më të rëndë,të helmit të bukës që i ra kombit tonë. Albin&Vjosa me shokë, na prini ne do jemi me ju. (Autori është hoxhë nga Çerkezi i Kumanovës, i dënuar në vitin 1988 në kohën e mbylljes së paraleleve shqipe)