Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Pejës, është raportuar për një rast të sulmit fizik, ku një shtetase e huaj e ka sulmuar fizikisht një shtetase kosovare.
Sipas policisë, kjo ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në rajonin e Pejës.
“Ankuesja kosovare ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga ish-gruaja e bashkëshortit të saj e dyshuara shtetase e huaj”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, e dyshuara gjatë incidentit po ashtu ka dëmtuar edhe derën e hyrjes së shtëpisë.
“E dyshuara është dërguar për kontrollë mjekësore dhe sipas mjekëve ka nevojë për trajtim psikiatrik. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar për trajtim psikiatrik në mbikëqyrje të policisë”, thuhet në raport.