Ish e dashura serbe e Krivanjevës: Kemi kaluar një vit e gjysmë bashkë, më në fund me rrahu

Vrasja gjakftohtë e ndodhur dje në Carshinë e Vjetër ka tronditur opinionin e gjërë. Për ngjarjen shkruajnë edhe mediat jashtë vendit, ndërsa njëri prej të vrarëve ka qenë i lidhur me një modele të njohur në Serbi dhe pjesëmarëse në reality show”Zadruga” Aleksandra Nikoliç. Siç shkruajnë mediat serbe, Jeton Krivanjeva ka qenë në lidhje me Aleks Nikoliqin, e cila e ka përjetuar vetë natyrën e tij të dhunshme.

Mediat serbe kujtojnë një rrëfim që ylli serb ka bërë për vitet që ishte në lidhje me Krivanjevën. Në atë kohë ajo performonte nëpër klube në Maqedoni, ku u takua me të vrarin. Një kohë ata kanë jetuar së bashku në Shkup.

E lashë punën për shkak të tij, sepse ai nuk e pëlqente punën time si kërcimtare. Kemi qenë një vit e gjysmë bashkë, por jemi ndarë sepse ai më ka rrahur. E bëri sepse mendoi se po shikoja një djalë tjetër. Më ka rrahur aq keq sa kam pasur një lëndim të rëndë në buzë – ka thënë Nikoliq.

Ajo shton se Krivanjeva e kërcënoi shumë kohë më pas se do të publikonte materiale komprometuese për të.