Ish-drejtoresha nuk e pranon shkarkimin, e vlerëson vendim partiak

Kjo është Aneta Petrushevska, ish-drejtoreshë e çerdhes “Gëzimi fëmijëror” në Gazi Babë të Shkupit. U shkarkua nga bordi drejtues në bazë të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, por Petrushevska nuk pajtohet me këtë vendim, të cilin e quan politik, aq më shumë kur, siç pohon, kërkesën e ka dërguar tek kryetari i komunës pa e dëgjuar dhe pa ia dërguar asaj raportin.

“Pas mbledhjes me kryetarin dhe deklaratës së tij se më nuk do të jem drejtoreshë mendoj se ky është inskenim politik nga ana e tij që me çdo mundësi të më shkarkojë për të vendosur ndonjë ndoshta nga partia e tij”, tha Petrushevska.
Petrushevska pohon edhe se u krye revizion pa dijeninë e saj.

“Isha e thirrur nga kryetari Boban Stefkovski ku m’u tha që në përputhje me raportin e revizionit të jap dorëheqje ose do të ngritet kallëzim penal. I thashë se dua ta shoh atë raport që të mund të deklarohem mbi të, por kur pashë raportin e revizionit nuk ndjeva faj për asnjë nga pikat e revizionit i cili u bë pa pëlqimin tim”, tha më tej Petrushevska.

Ajo po ashtu vlerëson se me këtë revizioni është thyer edhe kodeksin sepse, siç pohon, gjatë paraqitjes së raportit të mëparshëm nuk iu dha mundësia që edhe ajo të deklarohet. Ish-drejtoresha sqaroi se u mbajt mbledhje edhe me përfaqësues të ministrisë pas akuzave se ajo ka tejkaluar 12 mijë euro.

“Përfaqësuesit e ministrisë në fund të seancës që zgjati 9 orë, u desh që të shikojnë faturë pas fature në pjesën e prokurimit publik sepse më akuzojnë se i kam kaluar 12 mijë euro. Por nuk gjetën asgjë”.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, thotë se propozimi për shkarkim të drejtoreshës është në përputhje me dispozitat ligjore për Mbrojtjen e fëmijëve.

“Pas shqyrtimit të propozimit me 17.02.2022 në bazë të nenit 125 paragrafi i 5 të Ligjit për Mbrojtjen e fëmijëve që më detyron të veproj, kam marrë vendim për shkarkimin e drejtoreshës. E gjithë procedura dhe vendimi im është në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtje e fëmijëve, neni 124 dhe 125 paragrafi 4”, thotë Stefovski.
Ndryshe Petrushevska shtoi se ka tashmë ka dërguar ankesa deri tek Ministria për Punë dhe Politikë Sociale si dhe Ministria e Financave dhe se pret që autoritet të veprojnë për rastin e saj./tv21/