Ish-diplomati serb: Haradinaj po paralajmëron radikalizim të situatës në Kosovë pas zgjedhjeve

Ish-diplomati serb, Zoran Milivojeviq e konsideron deklaratën e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj mbi një referendum të mundshëm për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë si një kër cënim serioz dhe një paralajmërim të “radikalizimit të situatës në Kosovë pas zgjedhjeve”.

Milivojeviq tha për portalin serb në Kosovë, “Kosovo Online” se deklaratat e Haradinajt janë pjesë e fushatës zgjedhore, por që mund të pritet prej tij një veprim i tillë edhe pas zgjedhjeve, nëse ai është pjesë e qeverisë. Ai tha se Haradinaj nuk është i vetmi që përfaqëson idenë e bashkimit me Shqipërinë në skenën politike të Kosovës.

“Parlajmërimi i referendumit, aneksimi i Shqipërisë, ideja e bashkimit të qenies kombëtare shqiptare dhe faktorët në këtë zonë janë në vijën e politikës së Shqipërisë së Madhe dhe tregon se ajo është e gjallë. Ai konfirmon se kjo është e rrezikshme për rajonin sepse kjo ide e Shqipërisë së Madhe përfshin disa vende në rajon dhe është në kundërshtim me atë që duhet të jetë stabiliteti dhe siguria në këtë zonë. Çfarë në thelb duhet të thuhet, është se kjo ide duhet ta gjejë përfundimisht vendin e saj në reagimet e faktorëve ndërkombëtarë”, Tha Milivojeviq.
Ai beson se “Haradinaj konfirmoi se shtetësia e Kosovës është një histori e dështuar”.

“Ai konfirmon që politika e deritanishme nuk ka dhënë rezultate, dmth është plotësisht e qartë se rrethanat kanë ndryshuar dhe se projekti i një Kosove të pavarur vështirë se mund të kalojë në këto rrethana siç është tani. Ai kritikon BE-në, kritikon faktorët ndërkombëtarë, përveç SHBA-së, dhe praktikisht dëshmon se se gjithçka që është bërë deri më tani në atë zonë nuk ka dhënë rezultate dhe se Serbia ka qenë shumë më e suksesshme me argumentet e saj kohët e fundit”, thotë Milivojeviq.

Sipas tij, nga gjithçka del se ka pak shanse për një dialog serioz ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Milivojeviq paralajmëroi se mund të priten ide të ngjashme nga Albin Kurti, por edhe nga të tjerët.

“Ai tregon qartë se është në favor të radikalizimit të qasjes dhe një politike që përjashton dialogun, e cila përqendrohet ekskluzivisht në konfirmimin e shtetësisë së Kosovës dhe historinë separatiste shqiptare, përveç dialogut, të paktën me mjete politike dhe padyshim që mjetet e tjera nuk duhet të përjashtohen”, theksoi ai. Sipas tij, Haradinaj nuk preket nga gjykimet aktuale në Hagë dhe është një nga rezultatet e fundit të UÇK-së, i cili në këtë mënyrë, siç thotë ai, po përpiqet ta ruajë vendin e saj në hierarkinë qeverisëse.