Ish burri i Jennifer Lopez, njësoj si shqiptarët kur ndahen: Nuk ishte gjë në shtrat

Alex Rodriguez ka zbuluar detaje nga lidhja e tij me këngëtaren Jennifer Lopez. Burime të  afërta me Alex kanë  treguar se ai po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat. Sipas tyre, Rodriguez ka rrëfyer se ish cifti hiqej si i dashuruar para kamerave,ndërsa në shtëpi flinin në dhoma të ndara.“Rodriguez thotë se Jenn i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”u shprehën burimet.

Ndërkohë që JLO po shijon romancën me Ben Affleck, edhe lojëtari i baseball ka vendosur ta “harrojë” këngëtaren. 46-vjeçari po pushon në brigjet e bregdetit spanjoll së bashku me disa miq të tij për të festuar ditëlindjen. Në këtë udhëtim ai është fotografuar me një vajzë bionde me të cilën ka treguar afrimitet. Bëhet fjalë për aktoren 35-vjeçare, Melanie Collins. Dyshimet se mes tyre ka nisur një lidhje kanë filluar para pak kohësh, pasi dyshja është parë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Megjithatë deri më tani, ata nuk e kanë pranuar publikisht se mes tyre ka një lidhje romantike.