Ish-banori i “Big Brother Vip” e kritikon hapur Arjola Demirin: “Për një emision harroi miqësinë!”

Gjatë qëndrimit të tyre në BBV, Meridian Ramçaj dhe Arjola Demiri patën disa debate që duket se sollën edhe një krisje të raportit të tyre miqësor që kishin jashtë formatit. Në shumë intervista të dhëna, opninionisti nuk ka preferuar të flasë hapur për aktoren, megjithatë nuk i ka kursyer thumbat drejt saj. Kështu ka ndodhur edhe në intervistën e fundit të ish-banorit, i cili u pyet se kush është përsonazhi publik ka thënë gënjeshtrën më të madhe.

Ai nuk përmendi specifikisht emrin e Arjola Demirit, por tha se bëhet fjalë për një banore të BBV, e cila ka thënë që ka pasur tre vite miqësi me Ramçajn, duke lënë kështu të kuptohet se banorja në fjalë është aktorja e humorit.

“Kam dëgjuar pasi kam dalë nga shtëpia e Big Brother, një nga banoret që thoshte, “kam tre vjet që kam hyrje dalje familjare me të, hajmë dreka, darka miqësore bashkë”, kjo për mua ishte gënjeshtër”- tha ai në “Glamour Zone.”
Ndërkohë moderatorja përmendi menjëherë emrin e aktores Arjola Demiri, por ish-banori nuk preferoi ta pohojë as ta mohojë. I pyetur se pse nuk janë ballafaquar në momentin kur është bërë ajo deklaratë, ai tha:

“Nuk ka më vlerë, për aq kohë sa njerëzit tjetërsohen dhe harrojnë atë që quhet miqësi dhe shoqëri për një emision që me datë 18 shkurt mbaroi. Pas 18 shkurtit ka shumë vite për të jetuar dhe jo vetëm 4 muaj.”
Ndërkohë për sa i përket personazhi që e ka zhgënjyer, ai përmendi emrin e ish-konkurrentit të Për’Puthen, Atdhe Xharravina.

“Që jam pak i zhgënjyer ose i preku më shumë kam qenë nga Atdheu. Kam qenë shumë afër tij, një natë që ishim në restorant erdhi dhe as nuk përdhëndeti, nuk e kuptova arsyen pse.”