Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka folur për 5 vjetorin e vrasjes dhe tradhtisë që iu bë “Grupit të Kumanovës”.
Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se ky grup u tradhtua.
Ai thotë se ata u thirrën në Maqedoni kinse që tu ndihmojnë popullatës shqiptare atje, e në anën tjetër u bënë kurth dhe i vranë.
Kurthi i çeltikë siç e quan Miftari, u bë nga Nikolla Gruevski, Jankullovskes, Mijalkovit si dhe u tradhtuan nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi.
Më poshtë postimi i Miftari:
Mos ti harrojm djemt tan luftarët e trojeve tona
I kishin thirr vetëm ti vrisnin si shumë luftëtar të tjerë, kinse për ndihmë popullatës shqiptare në Maqedoni, por ajo ishte një tradhti, një kurthë e çeliktë ishte ngritur, që pushteti pro ruso-serb i Nikolla Gruevskit, Jankullovskes, Mijalkovit ta fitonin edhe për dekada pushtetin dhe ta jetësonin gazsjellësin rus në Ballkan.
Por, ushtarët e UÇK-së nuk lejuan të befasohen e të vriten në gjumë e në prita, siç u vranë, komandant Teli, komandant Kushtrimi (Harun Aliu) apo si dëshmorët e Brodecit…. këta luftëtar të UÇK- edhe pse pa armë dhe municione luftuan tri ditë vetë, disa dhjetëra luftuan kundër mijëra vetave të njësive komando të ushtrisë dhe policisë maqedonase, e cila kishte kërkuar ndihmë dhe përforcime dhe logjistikë teknike nga shteti serb, si municione, dron ushtarak dhe njerëz të sigurimit Serb.
Dhjetë ushtarë tanë u vranë, disa u pushkatuan pa gjygj nga shteti fashist Maqedon pas dorëzimit dhe fjalës të Ali Ahmeti dhe Artan Grubit, që ju dhanë luftëtarëve se dorëzimi do të bëhet nëpërmjet OSBE-së, çka ishte tradhtia e dytë.
Sot këta luftëtar shumica janë të dënuar me burgim të përjetshëm në proces gjyqësor, policia e cila së bashku me gjykatën do ta dënonte edhe Nënën Terezë si terroriste shqiptare pa u rigjykuar këta luftëtar tanë nga fillimi në një rigjykim fer dhe neutral, ku çdo gjykatë neutrale do ti lironte nga akuzat e terrorizmit pasi këta vetëm kishin mbrojtur jetën e tyre nga vrasja, nuk kishin sulmuar askend kurrë nuk dot ketë paqe dhe as stabilitet në Maqedoni.