Isa Mustafa i reagon Haxhi Avdylit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur deputetit të kësaj partie, Haxhi Avdyli.

Mustafa nuk llogarit në Avdylin.
“Nuk e konsideroj Haxhi Avdylin deputet të LDK-së”, ka thënë Mustafa për KOHËN.

Avdyli përmes një postimi, sot, në Facebook, e ka quajtur Mustafën politikan të dështuar, duke e akuzuar që e ka rrëzuar LDK-në për toke.

Sipas Avdylit, Mustafa ka shkatërruar gjithçka i ka dalë para për t’u bërë president. Haxhi Avdyli së bashku me kryeparlamentaren Vjosa Osmani nuk e kanë votuar Qeverinë Hoti. Ndryshe nga Avdyli, për Vjosën ka pasur edhe një proces të iniciuar nga Mustafa për largim nga strukturat udhëheqëse të partisë.