Isa Mustafa go*det Kurtin: Vetëvendosjes ia lëmë sondazhet, kurse ne i marrim votat

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur para qytetarëve në Podujevë në hapjen e fushatës zyrtare për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mustafa ka thënë se është i bindur në fitoren e LDK-së, ndërsa nuk ka kursyer fjalët edhe për sondazhet që e qesin Vetëvendosjes të parën në zgjedhje.

“Ne ia lëmë Vetëvendosjes sondazhet dhe ne i marrim votat, sepse ne e kemi besimin në qytetarë”, ka thënë Mustafa