Ironizon Tuna: Erdha ta marr koronavirusin në Shkup

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdi, gjatë muajve të izolimit për shkak të pandemisë globale, ka qëndruar në Prishtinë me bashkëshortin dhe djalin e saj.

Tani që kufijtë e Kosovës janë hapur , ajo është rikthyer në Shkup për të vizituar familjarët e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, të cilën e ka bërë gjatë arritjes në kufirin Bllacë.

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja shqiptare ka ironizuar me virusin më të përhapur aktualisht në botë COVID-19, i cili ka një shtrirje jo të vogël për momentin në Maqedoninë e Veriut.

“Erdha me marrë coronën, se kish me shumicë në Shkup”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Ajo përndryshe është lindur dhe rritur në Shkup, nga ku edhe ka prejardhjen familja e saj.

Në moshë madhore, Tuna u zhvendos në Prishtinë, ku edhe ka të përqendruar aktivitetet e saj dhe karrierën në përgjithësi.