Ironizon Karakaçanov: Mund të dalë se edhe Krishti ishte maqedonas

Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, sërish ka dalë me vlerësime të ashpra ndaj Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për “BNT”, ai ka ftuar politikanët maqedonas që ta ndërtojnë historinë mbi baza të fakteve autentike.

“Këtu prej kohës së Jugosllavisë popullata trajnohet të urrejë, arsimohet të urrejë bullgarët, shqiptarët, grekët, ndërsa të dojë vetëm Beogradin dhe serbët. Gjithçka tjetër duhet të urrehet. Për ata ne jemi tatarë, fashistë dhe okupatorë.

Do të dalë që maqedonasit ekzistojnë që nga koha e apostol Pavles, ndërsa Jezu Krishti ka qenë maqedonas.”,- ka deklaruar zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, sipas të cilit Sofja nuk i ka vendosur veto Maqedonisë, por vetëm ka lënë hapësirë që të fillojnë negociatat kur vendi të përmirësohet.