Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se shteti i Iranit mbrëmë ka bërë një tjetër sulm kibernetik, kësaj radhe ndaj sistemit TIMS.
“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS!”, ka shkruar Rama në Twitter.
“Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, shtoi Rama.
ShBA mbrëmë njoftoi se ka vënë sanksione ndaj Intelegjencës iraniane, për shkak të sulmeve kibernetike ndaj qeverisë shqiptare në mes të korrikut të këtij viti.