Irani ka njoftuar se do të ndalojë për katër muaj “kultivimin” e kriptovalutave si Bitcoin, duke cituar probleme të shumta me energji elektrike.
Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë në një takim të kabinetit se arsyeja kryesore për këto reduktime të rrymës është prodhimi i kriptovalutave nga qytetarët.
Ai ka thënë se prodhimi i tyre, 85 për qind që është duke u bërë në mënyrë të paligjshme, po shpenzon energji të madhe elektrike.
Llogaritet se 4.5 për qind të “kultivimit” të gjithë Bitcoinëve bëhet në Iran.
Sipas firmës analitike Elliptic, aktiviteti lejon shtetin të shmangë sanksionet dhe të arkëtojë qindra miliona dollarë në kriptovaluta që më pas mund të përdoren për të importuar gjëra.