Iran/Kovid-19: Pothuaj gjysma nga të punësuarit e nëpunësve qeveritarë janë në izolim shtëpiak

Presidenti iranian, Hasan Rohani, sot deklaroi se pothuaj gjysma nga të gjithë nëpunësit shtetërorë, kanë mbetur në shtëpi si pjesë e masave për luftë kundër përhapjes së epidemisë së koronavirusit, njoftoi televizioni shtetëror.

Irani është një nga vendet më së shumti të goditura nga KOVID-19 së bashku me Italinë, Kinën dhe Spanjën.

Autoritetet kumtuan sot për 122 raste të vdekjes nga KOVID-19, dhe sipas numrave zyrtare, numri i të vdekurve tani është 1.934.

Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë konfirmuar 1.762 infektime të reja – rekord ditor – gjatë 24 orëve të kaluara. Në Iran ka gjithsej 24.811 persona të infektuar.

Si masë tjetër për pengimin e epidemisë, autoritetet vendosën që lirimi i përkohshëm i të burgosurve të vazhdohet deri më 18 prill.