Iran/30-vjeçari vret 12 familjarët e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Iran, ku një 30-vjeçar ka vrarë 12 familjarë të tij, përfshirë babanë dhe vëllain e tij, raporton CNN.
Mësohet se burri ka përdorur një k*llashnikov dhe më pas është vrarë nga forcat e sigurisë në provincën Kerman.
Dyshohet se shkaku i vrasjes masive në një fshat të thellë, ishte një mosmarrëveshje familjare.

Vrasjet masive janë të rralla në Iran, ku p*shkët e gjuetisë janë të vetmet armë që njerëzit lejohen t’i mbajnë.
Tre vite më parë, një punëtor i shkarkuar i një institucioni shtetëror në Iran, vrau tre njerëz dhe plagosi pesë të tjerë para se të vriste veten.