Iphone me tri aplikacione për njoftim të hershëm mbi tërmetet

Fatkeqësitë natyrore të paparashikueshme si tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, por falë përparimeve teknologjike ne marrim informacion më shpejt dhe më mirë se kurrë. Ndërsa Android ka një shërbim të dedikuar për tërmetet, iPhone dhe iOS mbështeten në shërbimet lokale dhe ofrojnë një opsion rikujtues digjital që lidhet drejtpërdrejt, të themi, me aleancën shtetërore sizmologjike.

LastQuake, për iPhone është një aplikacion falas i dedikuar për informimin dhe mbledhjen e dëshmive në kohën e duhur. Ky mjet zyrtar i Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare (EMSC) është projektuar nga sizmologë.
Falë pjesëmarrjes aktive të shumë përdoruesve, ESMC-së i duhen vetëm pak minuta për të vlerësuar ndikimin e tërmetit dhe më pas për të informuar qytetarët.

LastQuake, përveç informacionit në kohën e duhur, ofron qasje në komente, foto dhe video të dëshmitarëve, ofron mundësinë e shkëmbimit të informacionit nëpërmjet rrjeteve sociale, shërbime SMS që mund të informojnë të dashurit, si dhe këshilla për sjelljen pas tërmetit. Aplikacioni është falas.

Earthquake Network
Earthquake Network është një aplikacion gjithëpërfshirës për tërmetet dhe është, për shumë vende, i vetmi sistem për njoftimin e hershëm të tërmeteve. Përdoruesit që kanë instaluar aplikacionin do të marrin një kujtesë për tërmetin dhe duke qenë se valët lëvizin me shpejtësi 5 km/s, është e mundur të informohen personat që nuk kanë arritur ende deri te tërmeti.

Ky aplikacion ofron njoftime në kohë reale nëse jetoni afër epiqendrës, alarme disa sekonda para tërmetit nëse jetoni larg epiqendrës, raporte të përdoruesve dhe informacion falas për tërmetet e ofruara nga 19 rrjete sizmike, përfshirë ato në SHBA, Indi, Turqi, Meksikë dhe shtete të tjera. Aplikacioni është falas.

My Earthquake Alerts – US & Worldwide Earthquakes
My Earthquake Alerts është një aplikacion i fuqishëm informacioni për tërmetet që ofron informacion në një dizajn të bukur dhe të thjeshtë të optimizuar për iPhone ose iPad. Aplikacioni ofron informacion mbi tërmetet në mbarë botën, njoftime falas të përshtatura për profilin e përdoruesit dhe historinë e tërmeteve me një opsion kërkimi që daton që nga viti 1970.Aplikacioni është falas.