Inxhinieri nga Tetova ka ndërruar jetë në Azerbejxhan

Sot në Baku të Azerbexhanit ka ndëruar jetë inxhinier Musadik Rustemi nga fshati Tearc.

Musadik Rustemi është një inxhinier i njohur në rajonin e Tetovës. Për shumë vite ka qenë i angazhuar si inxhinier në Kombinatin Jugohrom.

Njohurit e tij për punën, para dy vitesh i hapën një mundësi angazhimi në Baku të Azerbejxhanit ku falë angazhimit të tij është aktivizuar për punë një fabrikë si Jugohromi.

Ngushllime për familjen Rustemi dhe për të gjithë miqtë dhe ish kolegët e inxhinierit Musadik Rustemi.