Investoi mijëra euro në eko autobus, tani mbetet pa punë

Në këtë periudhë zakonisht transportonte udhëtarë nga Shuto Orizarja deri në Karposh dhe anasjelltas. Por autobusi i ri i Enver Ametit po qëndron në garazhë disa ditë. I revoltuar nga vendimi i Qytetit të Shkupit me ndërprerjen e kontratës thotë se çdoherë është munduar t’u ofrojë transport të mirëfilltë qytetarëve.

“Në ditën e tretë që e kam lëshuar autobusin ma kanë thyer këtë pjesë. Kjo është për udhëtarët, edhe pastrimi është për ato udhëtarë. Ne mundohemi që sa më të pastër t’i kemi autobusat por duhet të kujdesen edhe vetë udhëtarët. Sa ke investuar ti për këtë autobus? Jeta më shkoi në këtë biznes. 32 vite e bëjë këtë punë. Maksinumin e kemi dhënë për këtë punë. Këtë e kam trashëguar prej babit tim. Biznes familijar. Por nuk kam mundësi ta vazhdoj. I kam edhe dy autobusë të tjerë”, thotë Enver Ameti, shofer në NQP-Shkup.

Ndërsa Isen Halili përgënjeshtron deklaratën e zëvëndëskryetarit të Qytetit të Shkupit, duke thëne se arsyeja e vetme për ndëprerjen e kontarës me “Makeskpres” ka qenë mos arritja e përqindjes së transportit në 80%, e jo siç ka deklaruar ai përshkak ankesave të qytetarëve.

“Linja 19 prej muajit të pestë, shtatë tetë, dhe nëntë ka qeenë nën 80%. Por në muajin e parë kur ka pasur ngecje të punës dhe për këtë na kanë thënë që mund ta rrezikoni punën. Ne nuk kemi pasur çfarë të bëjmë. Përshkak mungesës së parave që nuk na i kanë dhënë me rregull nuk është mundur të ngrihet niveli i përqindjes ka prej kolegve që aq e kanë kapacitetin aq kanë pasur mundësi të investojnë me para të veta”, thotë Isen Halili, shofer në NQP-Shkup.

Qyteti i Shkupit ende nuk ka përgjigje se deri kur do t’u kthehet borxhi prej 30 milionë denarëvë Makekspresit. Një ditë më parë zëvëndësi i Qytetit të Shkupit Aleksandar Trajanovski deklaroi se Qyteti i Shkupit ka konstatuar një sërë parregullsish dhe ankesa të qytetarëve për higjienën e pamjaftueshme në autobusa. Por në dokumentin asyeja për ndërprerjen e kontatës është mos përmushja e kapacitetit të linjave prej 80%./KlanMacedonia