Investitorët gjermanë kërkojnë sqarime për “e diela – ditë jopune”


Investitorët gjermanë në vend parashtruan kërkesë, në Propozim-ligjin me të cilin e diela do të shpallej ditë jopune të futet dekret për rregullim të saktë të një zgjidhje të këtillë.

Ky dekret, siç informoi drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrik Martens, do ta mbrojë pozitën që e kanë prodhuesit nga Maqedonia e Veriut lidhur me zinxhirët global të furnizimit.

“Të enjten pata takim me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska. Biseduam për propozim-ligjin e ri me të cilin e diela do të shpallej ditë jopune. Së bashku me investuesit gjermanë në vend parashtruam kërkesë në ligj të futet dekreti me të cilin saktësisht do të rregullohet ligji. Ky dekret do ta mbrojë pozitën që e kanë prodhuesit nga Maqedonia e Veriut në raport me zinxhirët global të furnizimit. E informova ministren për atë çka do të thotë ngecja në prodhimtarinë për industrinë automobilistike në raport me zinxhirët global të furnizimit dhe konkurrencës në treg në raport me vendet me të cilat Maqedonia e veriut konkurron në tërheqjen e investuesve të huaj”, thotë Martens.

Ai të hënën pati takim pune edhe me ministrin e Drejtësisë, Bojan Mariçiq në të cilin, siç thekson, ka marrë pjesë edhe zëvendës-ambasadori gjerman Oto Graf, ndërsa tema e bisedimeve ishte mbrojtja e investuesve.