Interpol: Këto 5 vende përkrahën Serbinë për heqjen e Kosovës nga rendi i ditës


Pesë vende anëtare të Interpolit i janë bashkuar Serbisë në kërkesën e saj që votimi për pranimin e Kosovës në Interpol të hiqet nga rendi i ditës së Asamblesë së Përgjithshme, që është caktuar për të martën.

Sipas Tanjugut, ato janë: Kina, Spanja, Qipro, Argjentina dhe Surinami.

Votimi për pranimin e Kosovës në Interpol është paraparë të ndodhë nesër, pra të martën.

Serbia me këto pesë vende kanë kërkuar që kjo të hiqet nga rendi i ditës.

Sipas medieve serbe “ka paqartësi në lidhje me procedurat e votimit”.

Nëse Kosova nuk merr numrin e mjaftueshëm të votave për pranim, pas kësaj caktohet një pauzë, e pas kësaj shkohet në votim të dytë.

“Shihet qartë se do të bëhen të gjitha përpjekjet që gjatë kësaj pauze të sigurohet numri i mjaftueshëm i votave nëse kanë munguar gjatë votimit të parë”, komentojnë mediat serbe.