Interpelancat e Nikollovskit dhe Mariçiqit përp*lasën pushtetin dhe opozitën (VIDEO)

Interpelancat kundër ministrave për luftë kundër ko*rrupsionit dhe drejtësisë, Lupço Nikollovski dhe Bojan Mariçiq kanë përplasur edhe sot opozitën me shumicën parlamentare dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Kordinatori i VMRO-DPMNE-së, kërkoi që në seancën e sotme të vendosen në rend dite dy interpelancat të cilat, Xhaferi tha se nuk mund të rikthehen por duhet të propozohen edhe një herë. Ai shpjegoi se këto dy pika kanë qenë në seancën e kaluar prej ku janë hequr me insistim të opozitës. VMRO-DPMNE akuzoi pushtetin dhe Xhaferin se po keqpërdorin Kuvendin për ti ikur përballjes me përgjegjësinë e funksionarëve të tyre.

Sinkron: Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE
“Qëllimi i kësaj mënyre të punës është që të heshtet opozita. Qëllimi i kësaj mënyre të punës është që Kuvendi të shndërohet në institucion që do të jetë në shërbim të interesave të ngushta të koalicionit për padrejtësi. Kërkuam në seancën e sotme të vendosen në rend dite interpelanca për Lupço Nikollovskin dhe Bojan Mariçiq. Qytetarët çdo ditë janë dëshmitarë të nivelit të madh të ko*rrupsionit. Qytetarët çdo ditë shohin se nuk ka as edhe një hap drejt reformave në gjyqësor”.

Kordinatori i LSDM-së u kundërpërgjigj duke thënë se opozita maqedonase është e vetmaj që deri më tani vetë ka kërkuar të hiqen nga rendi i ditës interpelancat e ngritura nga vetë ata. Ai tha se opozita nuk duhet të bëjë shumë zhurmë pa nevojë, por të dorëzojë propozime të reja dhe të njëjtat u zotua se do të shqyrtohen në seancën e parë të radhës.

Jovan Mitrevski
“Lidhur me Rregulloren dhe pjesën procedurale, t’ia jepni ta lexojë një student i vitit të parë në juridik do t’ua sqarojë se si duhet të veprohet. Interpelancat shqyrtohen në seancën e parë me rradhë pas dorëzimit dhe në këtë pjesë nuk ka asnjë dilemë ose diçka ndryshe nga ajo që e tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Në këto 30 vite sa funksionon Kuvendi, nuk kemi parë grup parlamentar që të propozojnë interpelancë dhe të kërkojnë të hiqet nga rendi i ditës”.

Në seancën e sotme, në rend dite është interpelanca ndaj Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, e inicuar nga grupi parlamentar I Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, por për diskutim rreth kësaj pike do të caktohet një ditë e veçantë.