Internet i dobët për shkak të punëve ndërtimore

Ndërprerjet e internetit që ndodhin në Dibër janë shkaktuar nga kryerja e aktiviteteve ndërtimore, me çka dë*mtohet infrastruktura jonë, e jo për shkak të shërbimeve që kompania jonë ua ofron qytetarëve në atë komunë. Kështu thuhet në sqarimin e Telekomit të Maqedonisë, e cila mohon se problemet me internetit janë për shkak të rrjetit të dobët, ndërsa shton se në këtë kompani janë të përkushtuar për të kapërcyer situatat me internetin e dobët, megjithëse situata është jashtë kontrollit të kompanisë.

“Për ndërprerjen e internetit në Komunën e Dibrës, do të donim ta informonim publikun dhe abonuesit se ndërprerjet e internetit që ndodhin janë shkaktuar nga kryerja e aktiviteteve ndërtimore, me çka dëmtohet infrastruktura jonë, e jo për shkak të shërbimeve që kompania jonë ua ofron qytetarëve në atë komunë. Shprehim keqardhje që situata të këtilla ndodhin në dëm të abonuesve, por edhe të kompanisë. Krahas të gjithave, pavarësisht nga arsyet, gjithmonë jemi përpjekur t’i kthejmë shërbimet në normale sa më shpejt që të jetë e mundur në interes të klientëve tanë, të cilët meritojnë shërbime më të mira të telekomunikacionit”, thuhet në sqarimin e Telekomit, ndërsa shtojnë se disa herë është reaguar tek institucionet kompetente vendore për kontroll më të madh gjatë aktiviteteve ndërtimore, në mënyrë që të mos ketë dëmtime të instalimeve nëntokësore të telekomunikacionit.

“Janë inicuar edhe bisedime me AKE-në, si dhe me institucionet qendrore dhe lokale për investim të përbashkët me qëllim që të tejkalohen situata të tilla në të ardhmen. Problemi në këtë komunë nuk është vetëm problemi i Telekomit, këtu të gjithë operatorëve infrastrukturor që ofrojnë shërbime dhe ndërprerjet e shpeshta të shkaktuara nga aktivitetet e ndërtimit lokal nuk janë vetëm në dëm të abonuesve të Telekomit por edhe përdoruesve të internetit të ofruesve të tjerë të këtij shërbimi. Makedonski Telekom po punon në mënyrë aktive për ta kapërcyer këtë problem, për çka presim mbështetje nga të gjitha instancat kompetente”.