“Intermezzo” dhe “Mosh” nuk mund të mbyllen, se shefat e tyre si pranojnë vendimet

Kafenetë e Shkupit “Intermezzo” dhe “Mosh” ende nuk janë mbyllur dhe vazhdojnë të punojnë, edhe pse Inspeksioni i Tregut u shqiptoi gjobë të premten e kaluar, duke i ndaluar të punojnë për 10 ditë. Dy lokalet janë gjobitur sepse nuk e kanë respektuar orarin e punës, dmth kanë bërë muzikë edhe pas orës një të mëngjesit.

Pas një numri të madh të denoncimeve nga qytetarët, në një aksion të përbashkët të Inspeksionit të Tregut dhe Komunës Qendër, inspektorët kanë hyrë në kafene rreth orës 13:30 të pasdites dhe është konstatuar se po shkelin orarin e punës. Por që nga ajo kohë ka kaluar një javë dhe lokalet ende nuk janë vulosur pasi pronarët nuk i pranojnë zgjidhjet dhe nuk lejojnë mbylljen e tyre.

Drejtori i Inspeksionit të Tregut Goran Trajkovski thotë se kafenetë do të mbyllen, por duhet të respektojnë procedurat ligjore.

“Meqë shefat nuk duan t’i marrin zgjidhjet, i kemi dërguar me korrier. Tani presin afatin që të mbyllen dhe nëse nuk e bëjnë këtë do të vulosen nga ne. Nuk do të ketë lëshime, të gjithë duhet ta respektojnë ligjin dhe kështu do të jetë edhe në këtë rast”, thotë Trajkovski.