Interesim i ulët i personave që janë në izolim për të votuar, ja sa persona janë paraqitur


Personat që ndodhen në izolim për shkak të coronavirusit, deri nesër kanë mundësi të paraqiten për të votuar në zgjedhjet e 15 korrikut.

Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, rreth 5 mijë persona ndodhen në izolim, ndërsa vetëm 19 prej tyre janë paraqitur për të votuar ditën e hënë, e cila është rezervuar për personat që janë infektuar me COVID-19 dhe që ndodhen në izolim. Afati për paraqitjen e tyre skadon nesër në mesnatë, por duke pasur parasysh se vetëm 19 persona janë paraqitur, nuk pritet që ky numër të ketë rritje të madhe.

Prej 19 personave, 4 janë nga Shkupi, ndërsa qytetet tjera kanë nga një ose dy votues që janë paraqitur. Ndryshe, fushata parazgjedhore përfundon më 12 korrik në orën 00:00 kur edhe zyrtarisht fillon heshtja parazgjedhore, ndërsa votimet këtë herë do të mbahen në tre ditë