Inteligjenca amerikane: Nuk besojmë se COVID-19 është zhvilluar si armë biologjike

Inteligjenca amerikane në raportin e saj të përgatitur si rezultat i një hulumtimi 90 ditorë me udhëzim të presidentit Joe Biden tha se nuk kanë mundur të arrijnë një rezultat të përbashkët kundër origjinës së COVID-19 por që nuk besohet se virusi është zhvilluar si një armë biologjike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencitë amerikane të inteligjencës, pas shqyrtimit 90 ditorë kanë ndarë me opinionin publik një pjesë të raportit që ata ia kanë paraqitur presidentit Biden dhe në të cilin ata kanë hulumtuar origjinën e COVID-19.

“Agjencitë e inteligjencës nuk kanë arritur ende një provë të përbashkët lidhur me burimin e COVID-19”, thuhet në raportin në të cilin theksohet se 4 anëtarë të Komunitetit të Inteligjencës Amerikane kanë pak besim se virusi është transmetuar tek njeriu nga një kafshë. Në anën tjetër bëhet e ditur se një agjenci e pestë është mesatarisht e bindur se infeksioni i parë i njeriut ka filluar në një laborator.

Në raport nënvizohet se të gjitha institucionet e inteligjencës nuk besojnë se virusi është zhvilluar si një armë biologjike.
Po ashtu thuhet se moskoordinimi i plotë i Kinës me SHBA-në dhe komunitetin ndërkombëtar për hetimet lidhur me origjinën e virusit është një prej pengesave më të mëdha përpara tyre.

Deklaratë nga Bidenit
Në anën tjetër presidenti amerikan Joe Biden në një deklaratë me shkrim vuri në dukje se institucionet e inteligjencës i dhanë atij një informacion të detajuar lidhur me raportin.
Ai tha se ata nuk mund të flenë rehat derisa të gjendet origjina e COVID-19 e cila i ka kushtuar jetën qindra mijëra njerëzve në SHBA dhe se qëndrimi i Kinës është faktori më i madh për mosgjetjen e origjinë së virusit.

Biden kishte kërkuar nga inteligjenca një raport brenda 90 ditëve
Presidenti amerikan Biden në një deklaratë me shkrim më 26 maj njoftoi se nga inteligjenca ka kërkuar hulumtimin e origjinës së COVID-19 dhe se këtë raport e kishte marrë në fillim të muajit.

“Nga Komuniteti i inteligjencës kërkova që të dyfishojnë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacionet që do të na afrojnë neve edhe më shumë në një rezultat përfundimtar dhe që të më raportojnë këtë brenda 90 ditëve”, deklaroi Biden.