Inteligjenca amerikane: “Humbjet e Ukrainës tejkalojnë ato të Rusisë”

Rusia ka humbur rreth 3 deri në 5% të tankeve, aeroplanëve lu*ftarakë, artilerisë dhe aseteve të tjera të saj të lu*ftës mbrenda Ukrainës- krahasuar me humbjet e Ukrainës që sillen në 10% të kapaciteteve të saj, sipas dy zyrtarëve amerikanë të afërt me inteligjencën amerikane.

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë thonë se këto përqindje janë vështirë për t’u llogaritur dhe kanë gjasa të ndryshojnë- jo vetëm për shkak se të dy palet po vazhdojnë të pësojnë humbje në javën e parë të luftës, por edhe për shkak se trupat ruse dhe ukrainase po rifurnizohen.

Por disbalanci i lartë tejkalon vlerësimet e zymta të Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit se pavarësisht rezistencës më të ashpër se sa që është pritur të Ukrainës që ka mbajtur qytetet kryesore larg duarve të Rusisë, duket se disbalanca do të rritet edhe më tutje pasi Rusia po lanson një fazë më intensifikuese dhe më pak diskrimunese të sulmit të saj.

Dhe pavarësisht nidihmave perëndimore, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia është ende superiore sa i përket armëve kunder Ukrainës. Moska në fillim është varur thellësisht nga raketat e saj moderne precize, sipas një burimi afër inteligjencës, duke dëmtuar rëndë infrastrukturën ushtarake të Ukrainës.
Një zyrtar tjetër perëndimor gjithashtu tha se ka një ndjenjë që konflikti do të shndërrohet në luftë gërryese- jo në një kampanjë që presidenti rus, Vladimir Putin dhe inteligjenca amerikanë kishin parashikuar që do të shkaktonte rënien e Kievit mbrenda pak ditëve./CNN/