Intelektualët shqiptarë e quajnë ‘tribun’ Plakun e Llojanit: Foli në kohën kur shumë ‘analistë’ frikoheshin të flasin

Intelektualët shqiptarë nga gjithë Maqedonia me keqardhje kanë pranuar lajmin për ndarje nga jeta të haxhi Isen Isenit, i njohur si plaku i Llojanit.

Plaku i urtë i Llojanit i cili me humorin e tij inspirues, mjeshtërisht demistifikoi politikanët vasalë të “kambshtremtit”, në kohën kur shumë intelektualë, analistë e gazetarë “seriozë” ndoshta kishin dijen por nuk e kishin guximin për ta thënë të vërtetën… Zoti e mëshiroftë!, shkruan Ngadhnjim Mehmeti.

Ramadan Ramadani në postimin e tij e ka quajtur haxhi Hisenin “tribun” të kohëve të vështira.

“Isen Iseni (Haxhi Hiseni) 1927-2020 nga Llojani paska ndru jetë. Si gati gjithë shqiptarët e Maqedonisë edhe unë e kam njohur vetëm nga videoja që u bë publike në mediat sociale në një kohë dhe vite kur të paktën ishin ata që shprehnin pakënaqësinë me mospërfaqësimin politik të shqiptarëve këtu. Haxhi Hiseni në mënyrë shumë të saktë atëherë në pak fjalë shprehu ate që populli e ndiente dhe nuk kishte nëpërmjet kujt ta thonte. Me vënien në pah të moshapjes së vendkalimit kufitar shprehte mllefin për premtime të përsëritura parazgjedhore.

Me vënien në pah të kësaj pamundësie nga pretendentët për përfaqësim ndër shqiptarë atë se ata nuk kishin as dije për politik dhe buxhet. Dhe me ate se një “kambshtremt” i kishte ngec ata fuqishëm Haxhi Iseni kishte shprehur shumë saktë faktin se këta ishin bërë qole të dikujt që ishte sipas gjithë parametrave në shkallë shoqërore dhe politike ndër ata vet dhe ku e ku ndër shqiptarët që sikur u pa më vonë e çelën një Maqedoni të tërë dhe i liruan edhe shumë qole nga zgjedha e kambshtremtit. Zoti kabull Haxhi Isenit gajretin dhe mundin si tribun i popullit. Zoti e shpërbleftë dhe e mbuloftë me rahmetin e Tij të pafund!”, shkruan Ramadani.