Instituti për të Drejtat e Njeriut: Masat e qeverisë janë të rrepta! (VIDEO)

Për disa nga masat që Qeveria i ndërmori për menaxhimin me koronavirusin, siç është kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, ekzekutivi është dashur të ofrojë më shumë argumente, ashtu edhe siç parasheh Konventa Evropiane. Kështu vlerësojnë nga Instituti për të Drejtat e Njeriut. Për to madje diskriminuese ishte edhe masa e lëvizjes së qytetarëve sipas moshës.

Po flasim për gjeneratën më të vjetër që u është dhënë e drejta të lëvizin nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 12. Nuk e kam të qartë përse kaq herët ua ndalon të drejtën për të lëvizur. Nëse kanë dashur të këshillohet me bujqit, kjo është çështje tjetër, dhe këtu ka mund të ketë disa kufizime, që do të thotë se përsëri do të duhej analizë dhe shqyrtim i këtyre të drejtave të njeriut nga perspektiva e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut megjithëse shteti ka kufizuar disa të drejta të caktuara, megjithatë edhe kjo është diçka për të cilën Këshilli Evropian dhe gjykata do ta vlerësojnë dhe do të përgjigjen”-tha Margarita Caca Nikolovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut.

Sipas saj, kontrolli mbi pushtetin ekzekutiv është shumë i rëndësishëm. Pret që objekt vlerësimi të jetë pikërisht derogimi i disa ligjeve nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përmes dekreteve që kishin fuqi ligjore.

Kontrolli i vetëm në këtë situatë mund të jetë nga Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Evropiane Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Ju nëse i derogoni këto të drejta dhe konsideroni se gjykata nuk ka mundësinë të vendosë nëse një e drejtë ndërkombëtarisht është shkelur apo jo. Këtu është problemi, ju keni mbetur vetëm brenda shtetit, ndërsa keni nënshkruar Konventën për të Drejtat e Njeriut dhe jeni të detyruar të njëjtën ta realizoni”-pohoi Caca Nikolovska.

Për të mos shkelur sundimin e së drejtës, Nga Instituti theksojnë se Qeveria është dashur t’i zbatojë parimet e ekuilibrit, proporcionalitetit dhe mos diskriminimit.