Instituti gjerman: Pandemia e koronavirusit mund të zgjasë dy vjet

Në Gjermani jeta publike gati minimizohet. Instituti prestigjioz gjerman “Robert Koch” vlerëson, se pandemia mund të zgjasë deri në vjet.

Gjermania sot ka ndryshuar pas vendimit për mbylljen e dyqaneve, klubeve, palestrave, e mjaft institucioneve publike. Jeta publike është minimizuar, megjithëse njerëzit dalin në rrugë.

Instituti prestigjioz shkencor në Gjermani “Robert Koch” e rriti shkallën e rrezikut të in feksionit Covid 19 në Gjermani. Tani ajo shihet si “e lartë”.
Deri më tani ky institut e kishte kategorizuar rrezikun si “mesatar”. Arsyeja është rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Gjermani. Ky institut regjistroi 6012 raste in feksioni të martën dhe 13 të vd ekur, por realisht numri i të infektuarve është më i lartë, për shkak të kapaciteteve të limituara të testimit dhe vonesave 3-4 ditë në regjistrim.

Sipas drejtorit të institutit Robert Koch pandemia mund të zgjasë deri në dy vjet. “Në rastin ekstrem kjo mundësi ekziston”, tha drejtori i institutit, “Robert Koch”, Lothar Wieler. Por gjendja duhet të rivlerësohet rregullisht, sipas tij, shkruan DW.

E dimë se pandemitë kanë një fazë zhvillimi me valë, tha ai në konferencën e përditshme për shtyp të institutit. Shpejtësinë e tyre nuk e dimë. Por do të zgjasë vite derisa të arrihet infektimi i i 60 deri 70 për qind të popullsisë.
Zgjatja e pandemisë varet edhe nga koha kur do të mund të vihet në veprim një vaksinë. Kjo mund të ndodhë që nga viti i ardhshëm, sipas Wieler.