“Instagramin ma bllokoi Ambasada e SHBA-së”, çudit Stresi me deklaratën e fundit (FOTO)

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi ka treguar se nuk ka mundur të komunikojë me ndjekësit e tij me mesazhe dhe për këtë ka zbuluar edhe arsyen.
Me anë të një videoje të publikuar në InstaStory, është shprehur se Instagrami i është bllokuar nga Ambasada e Amerikës në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datën 12 qershor.

“Juve që më keni shkruar në Instagram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12. Ambasada Amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’iu përgjigjem”, ka thënë ai.
Reperi i njohur prej disa muajsh ka qëndruar në Londër, teksa pak javë më parë solli projektin e fundit “Feel Good” në bashkëpunim me artistin Cbiz.