Instagram vs Reality/ A po dëmton Big Brother VIP imazhin e Kejvinës? (FOTO LAJM)

Jo më larg se sot, Kejvina Kthella deklaroi në “Big Brother VIP” se pagesa e saj mujore si modele nuk shkon më pak se 6 mijë euro në muaj. Pas kësaj ajo hamendësoi edhe se numri i ndjekësve në Instagramin e saj mund të jetë rritur e sipas saj ka kapur 1 milionshin.

Me këtë, modelja nënkupton se çmimi i saj si modele rritet pasi rrjetet sociale për modelet janë një dorë e mirë marketing, për mos të thënë e vetmja.

Por shpresojmë të mos ndodh e kundërta, pasi në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë me shpejtësi foto ku krahasojnë fotot e modeles në Instagram me atë çka duket në përditshmëri në shtëpinë e famshme.