Presidenti i Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel tha se amerikanët do të largohen nga Kosova ashtu siç u larguan nga Afganistani.
Duke komentuar ngjarjet e fundit në Kabul, Sheshel ka thënë se amerikanët u mundën në lu*ftën e gjatë në Afganistan.
“Unë pres që talebanët të marrin pushtetin e plotë, dhe tani kuislingët (ata që bashkëpunuan me pushtuesit), amerikanë po ikin nga të gjitha anët. Në vend që amerikanët t’i marrin me vete në Amerikë, ata po kërkojnë vi*ktima midis të ashtuquajturve shtete mike, në të cilat do të strehohen mijëra nga këta kuislingë. Kuislingët nuk duhet të presin për qeverinë talebane sepse ata do të ndëshkoheshin.
Çdo vend në botë ndëshkon kuislingët që shfaqen në rast lu*fte dhe pushtimi të një pjese ose të të gjithë territorit. Këta janë të gjithë afganë që bashkëpunuan me okupatorin”, tha udhëheqësi i radikalëve.
Presidenti i SRS thotë se nuk është i interesuar se çfarë do të bëjnë talebanët sepse është një çështje e brendshme e Afganistanit, derisa ka shtuar se Serbia nuk ka arsye të pranojë kuislingë afganë.
“Le ta pranojnë ata që pushtuan Afganistanin dhe që sollën lu*ftë atje”, tha ai.
Kreu i Radikalëve thotë se një situatë e ngjashme do të ndodhë në Kosovë. Ai madje ka kërc*ënuar se të gjithë shqiptarët që bashkëpunuan me okupatorin, siç e ka quajtur ai Amerikën, do të përballen me dënime të rënda.
Ai ka thënë po ashtu se nuk është larg koha, kur Kosova do të kthehet, siç ka thënë ai, në kontrollin e ushtrisë serbe.
“Kur pushtuesit të largohen, kur amerikanët të largohen, atëherë do të ketë një ndjekje të të gjithë atyre që kryen terror, që vr*anë dhe ngacmuan serbët. Shqiptarët nga Kosova të cilët nuk kanë kryer asnjë kr*im nuk do të kenë nga çfarë të kenë frikë. Të gjithë shqiptarët që duan të jenë besnikë ndaj shtetit të Serbisë nuk do të kenë asnjë problem, dhe ata që bashkëpunuan me okupatorin dhe bënë kr*ime do të duhet të ikin ose të përballen me dë*nime të rënda.
Ndoshta një amnisti do të ndodhë nëse ka një tranzicion paqësor të Kosovës nën kontrollin e autoriteteve serbe. Pushtuesi duhet të largohet një herë. Ju shikoni sa shumë kishin amerikanët në Afganistan, por ata nuk arritën asgjë. Ne thjesht nuk duhet të prisnim kurrë pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë dhe një herë ajo pjesë e territorit do të kthehet nën kontrollin e ushtrisë dhe policisë sonë”, tha Sheshel dhe theksoi se kjo orë nuk është larg.