Inspektori policor kapet duke vjedhur rrymën elektrike, i ngritet padi penale

MPB njoftoi se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Strugës kundër V.R., inspektor për krimin ndërkufitar dhe migracion në Strugë, në Departamentin për Krimin Ndërkufitar, Migracion, Të Huaj dhe Riatdhesim në Qendrën Rajonale për Punët Kufitare Perëndimore, për shkak të dyshimeve se ka kryer vepër penale ‘vjedhje e energjisë elektrike, energjisë termike ose gazit natyror’ sipas nenit 235-a të Kodit Penal.

Më 11.06.2024, punonjësit e EVN Strugë konstatuan se i denoncuari V.R. po kryente marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike tri-fazore në shtëpinë e tij në fshatin Dellgoshti, Strugë. I denoncuari ka kryer vjedhjen e energjisë elektrike nga një shtyllë e EVN-së përmes një matësi elektrike të vendosur në shtëpinë e babait të tij të ndjerë, nga ku ishte tërhequr një kabëll për energji elektrike deri në shtëpinë e tij.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale do të paraqesë një propozim për fillimin e procedurës për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë ndaj V.R.