Inspektorët kanë konstatuar disa lëshime në takimin në Kumanovë

Kontrolli inspektues i jashtëzakonshëm për vërtetimin nëse ka shkelje të protokollit rreth takimit të përfaqësuesve qeveritar dhe autoriteteve lokale në Kumanovë ka përfunduar më 18 prill dhe janë konstatuar disa lëshime.

Këtë sot e ka thënë drejtorja e Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor, Irinka Sotirova- Buhova e cila tha se Inspektorati mund vetëm të apelojë të vërtetohet fakti se të gjithë personat patjetër të përmbahen në rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive ose në mbajtjen e pajisjes mbrojtëse dhe distancës sociale.

“Kjo lëndë ka përfunduar dhe dorëzuar në MPB dhe MSH”, ka thënë Sotirova- Buhova duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve me kryetaren e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska- Grashkoska.

Inspektorët kanë konstatuar disa lëshime në takimin në Kumanovë

Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani, ministrat për Shëndetësi dhe Arsim, Venko Filipçe dhe Arbër Ademi dhe kryetari i Kumanovës, Maksim Dimitrievski të cilët morën pjesë në takimin në Kumanovë, dje njoftuan se testet ndaj tyre për Kovid-19 janë negativë.