Inspektorati mbyllë një restorant në Tetovë, mbrëmë organizoi dasmë

Inspektorati i Tregut e ka mbyllë një restorant në Tetovë, pasi mbrëmë është mbajtur dasmë. Restoranti ka ndalesë për punë nga inspektorët, deri në miratimin e protokollit për mbajtjen e dasmave.

Inspektorët kanë vendosur përshkrim për veprim në kundërshtim me protokollet shëndetësore gjatë pandemisë, ndërsa do të përgatitet edhe kallëzim adekuat.

Ky është objekti i tretë brenda disa ditëve që është mbyllur nga inspektorët, për shkak të mosrespektimit të masave gjatë pandemisë. Inspektorati i Tregut tashmë ka paralajmëruar se në periudhën që vjen, deri në miratimin e protokolleve për punë, do t’i mbyllë të gjitha klubet e natës, por edhe objektet në të cilat organizohen festa.