Një muaj më parë, drejtori ekzekutiv i Korporatës Energjetikë të Kosovës. Njazi Thaçi, është shkarkuar nga Bordi i ri i kësaj ndërmarrje.
Bordi i përkohshëm e shkarkoj Thaçin pa u bërë 24 orë pas emërimit nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht ministria e MEPTNIS-ë, Rozeta Hajdari.
Ky shkarkim u komentua menjëherë si shkelje ligjore pasi nuk u respektuan as elementët bazë të ligjit ku parashihet të vlerësohet përformanca e ndërmarrjes dhe një serë vlerësimesh tjera para se të merret vendim për shkarkim.
Duke marrë për bazë këtë, i shkarkuara, Njazi Thaçi ka parashtruar ankesë në Inspektoratin e Punës.
Ky institucion tashme ka marrë vendim duke i dhënë të drejtë palës ankimore dhe konstaton se shkarkimi është bërë në kundërshtim me ligjin.
Vendimi obligon Bordin që të anulon këtë vendim dhe ta kthen në pozitën qe kishte Njazi Thaçi në detyrë.
Në të kundërtën, nëse KEK-u nuk zbaton këtë vendim atëherë do të shqiptohet masa e dënimit më gjobë ndaj kësaj ndërmarrje publike.