Inspektorati i tregut paralajmëroi kallëzime penale për pronarët e klubeve të natës që kanë punuar këtë fundjavë pa i respektuar masat parandaluese. Ky lloj i lokaleve nuk kanë të drejtë fare të punojnë, shprehet Meri Proja nga Inspektorati shtetëror i tregut dhe prandaj do të marrin kallëzim përkatës. Parregullsi janë vërtetuar në diskotekë në Strumicë, në klube në Vinicë, Kavadarë dhe Prilep.
Secili operator ekonomik para se të sanksionohet është paralajmëruar dhe i është tërhequr vërejtja nga inspektorët së paku katër herë, shprehet Proja. Është brengosëse ajo që edhe pas pesë muajve nga pandemia njerëzit nuk janë seriozë dhe vënë në rrezik një pjesë të madhe të qytetarëve në vend”.