Inskenoi se është plaçkitur, tetovari ftohet në polici

Mbrëmë në orën 20:30 në SPB-Tetovë është thirrur personi S.K.(21) nga Tetova, i cili një orë më parë kishte raportuar se në rrugën ,,Iliria” në Tetovë rreth orës 13:00 është sulmuar fizikisht nga tre persona dhe ka qenë i lënduar me një mjet të mprehtë dhe të njëjtit i kishin marrë paratë. Pasi janë ndërmarrë masa dhe aktivitete është konstatuar se ai kishte shpikur të gjithë historinë dhe kishte raportuar rejshëm pasi që paratë i kishte humbur diku tjetër. Pas dokumentacionit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë përkatëse.