Inkurajuese, për një javë 18 gra i raportuan ngac*muesit se*ksual

Që nga data 15 maj e deri më sot me 22 maj, në Policinë e Kosovës janë raportuar 10 raste të ndryshme të abuzimit, ngacmimit, su*lmit dhe dh*unimit sek*sual, e ku përfshihen 18 gra e vajza. Ende më të rëndë situatën e bën fakti se raste të shpeshta janë edhe su*lmet e dh*unimet seksuale ndaj personave të mitur.
Sipas Policisë së Kosovës, nga këto raste të raportuara, deri më tash janë të arr*estuar 7 persona.

Më 15 maj, në Raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se është arre*stuar një i dyshuar në Skenderaj, pasi i njëjti ka nga*cmuar sek*sualisht një femër të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
Të nesërmen me 16 maj, Policia raporton se është arre*stuar një person në Podujevë, pasi i njëjti është takuar me një femër të mitur. Vik8tima mohon të ketë pasur marrëdhënie sek*suale. Ndërsa në lidhje me rastin është konsultuar Prokurori i Shtetit, i cili ka rekomanduar që vikti8ma të dërgohet për ekzaminim mjekësor, kurse i dys*huari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast i su*lmit sek*sual është raportuar në Fushë Kosovë më 17 maj. Një femër ka denoncuar në Polici se është ngac*muar nga një person i panjohur. Rasti, sipas Policisë së Kosovës, vazhdon të hetohet. Ndërsa në po të njëjtën ditë në fshatin Baballoq të komunës së Deçanit, një tjetër femër ka denoncuar se është su*lmuar seks*ualisht nga një person i panjohur.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar, ndërsa me vendim të Prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Ditën e nesërme, më 18 maj, Policia njoftoi se një person është arre*stuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka ngacmuar dhe shqetësuar një femër. Me vendim të Prokurorit, edhe ky person u dërgua në mbajtje, si i dyshuar. Gjithashtu, me 18 maj rreth orës 19:00 në Drenas arre*stohet një person.
Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka nga8cmuar seks*ualisht një femër të mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Edhe të mërkurën më 19 maj ka pasur raportime për ngacmim seksuale. Në Fushë Kosovë në këtë ditë është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka ngac*muar disa herë një femër të mitur. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Ndërsa më 20 maj, pas një hetimi disa mujor, është ekzekutuar urdhëresa e lëshuar nga Gjykata për bastisje në katër lokacione në Shtime. Sipas Policisë së Kosovës, janë kontrolluar dy shtëpi banimi, një banesë dhe një kafeteri.

Gjatë kontrollit janë arres*tuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Traf*ikim me qenie njerëzore’. Sipas policisë të njëjtit dyshohet se kanë strehuar dhe kanë shfrytëzuar për angazhim sek*sual tek palët tjera, vik*timat kosovare.
Ndërsa sot Gjykata Themelore në Ferizaj, të dyshuarve të lartëcekur u është caktuar masa e paraburgimit për një muaj, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar për qëllime sek*suale 9 femra, 4 prej tyre të mitura. Kurse me datë 21 maj, një femër e mitur ka raportuar në Polici se është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur në rrjetin social ‘Facebook’. Sipas njoftimit të Policisë, rasti është duke hetuar.

Po të njëjtën ditë, në Ferizaj një tjetër femër e mitur është ankuar se është su*lmuar seksualisht nga një person. Po ashtu, rasti është duke u hetuar, sipas Policisë.Nga këto raste të raportuara në Polici, si dhe sipas njoftimit të Gjykatës të Ferizajt, janë 10 femra të mitura që dysho*het se janë nga*cmuar apo edhe dhunuar seksualisht.
Ndërsa dhjetëra persona kanë pro*testuar në Mitrovicë, kundër dhu*nës seksuale ndaj vajzave dhe grave. Në fshatin Mazhiq të kësaj komune, ditë më parë është raportuar se është dhu*nuar një vajzë 14 vjeçare nga dy persona.