Infuzioni për pacientin vendoset në një pemë në oborr të QKMF-së

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lipjan duket se është stërmbushur nga numri i madh i pacientëve.
Për këtë, stafi shëndetësor është detyruar sot ta trajtoj një pacient në oborrin e QKMF-së.
Ajo që bie në sy është se infuzioni i pacientit është vendosur në një pemë, diçka që nuk është parë ndonjëherë.
Ky improvizim sipas një qytetari e ka bërë nervoz pacientin i cili ka shprehur indinjatën me trajtimin që i është bërë.