Informacionet e fundit nga personi i humbur nga fshati Tenovë i Tetovës

Sot që nga orët e hershme të mëngjesit ka vazhduar kërkimi I personit të zhdukur nga f. Tenovë. Në kërkim janë të përfshirë Policia lokale dhe njësia speciale e Policisë, Drejtorija për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhim me kriza, Komuna e Bërvenicës si dhe qytetarë të fshatit Tenovë dhe Radiovcë. Është kontrolluar tereni nga ura e lumit Vardar në fshatin Tenovë deri në dalje të f.Radiovcë tek ura e kanalit për ujitje, kurse ekipet e specializuara për zhytje në ujë të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim e kanë kontrolluar lumin Vardar nga f.Tenovë deri tek ura e lumit Vardar në f.Çellopek.
Kërkimi vazhdon.

Edhe një herë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët mund të kenë informacione apo njohuri për vend ndodhjen e mundshme të personit të humbur, të lajmërojnë autoritetet policore në stacionin më të afërm të policisë!