Inflacioni në Turqi në janar ishte 48,69 për qind, që e shënon shkallën më të lartë të inflacionit nga mesi i vitit 2002, menjëherë pas ardhjes në pushtet të partisë qeveritare të presidentit Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi DPA.
Ky inflacion është rezultat i shtrenjtimit të energjisë elektrike, gazit natyror dhe pagesave në rrugë në fillim të këtij viti.
Instituti turk për Statistikë (TurkStat) njoftoi se inflacioni në janar është rritur për 11,1 për qind në krahasim me muajin paraprak, transmetoi DPA.