Inflacioni në Itali ‘thyen’ çdo parashikim

ROME, ITALY - SEPTEMBER 11: Demonstrator with the Italian flag take part in a demonstration, in Piazza del Popolo, organized by the No Vax and far-right movements against the "Green Pass" on September 11, 2021 in Rome, Italy. The health pass, "Green Pass", will be mandatory allowing access to museums, cinemas, gyms, swimming pools, sports stadiums and to be served at indoor tables in restaurants and bars. The pass will show that people have been vaccinated, tested negative in the last 48h or recovered from Covid-19. (Photo by Stefano Montesi - Corbis/Corbis via Getty Images)

Inflacioni i lartë shtrëngon xhepat e italianëve dhe bëhet kështu pengesa e parë me të cilën do të duhet të përballet qeveria e re me në krye Giorgia Meloni. Shifrat e tetorit të publikuara nga ISTAT janë një tronditje e papritur që i tejkalon të gjitha parashikimet. Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit nga 8,9% në 11,9%, niveli më i lartë që nga Marsi 1984-s.

Ky është kërcimi më i madh që nga viti 1954, vit në të cilin u krijua Instituti Kombëtar Italian i Statistikave. Çmimet e energjisë po rriten, por edhe produktet ushqimore pritet të kenë të njëjtin fat. Në këto kushte ndërhyrja e qeverisë bëhet jetike.

“Duhet të veprojmë urgjentisht”, deklaroi Meloni, e cila, duke folur me kancelarin gjerman Olaf Scholz, përsëriti nevojën e masave konkrete për uljen e çmimeve të energjisë. Bizneset, konsumatorët, por edhe sindikatat kërkojnë masa kundër faturave të shtrenjta./Klan News