Personeli mjekësor në mbarë botën është vënë në frontin e parë të luftës kundër koronavirusit, shpesh duke paguar një çmim të lartë. Një prej tyre është Syzana Gjokaj, me origjinë nga Kosova, tani menaxhere e ekipit infermier në repartin e urgjenës të Spitalit Presbiterian në Nju Jork. Në betejën me koronavirusin në punë Syzana u diagnostikua vetë me COVID-19. Kolegia Ardita Dunellari bisedoi me Suzanën dhe vajzën e saj, Sarah-n, e cila ka vendosur të ndihmojë në mënyrën e saj kolegët e nënës së saj që vazhdojnë betejën kundër koronavirusit.
Prej disa ditësh Syzana Gjokaj është në karantinë, por më tepër se simptomat,në këtë kohë e shqetëson fakti që nuk është pranë pacientëve:
“Ndjehem shumë krenare që mund t’i ofroj njerëzimit këtë që i ofroj, në të njëjtën kohë ndjehem me faj që nuk jam atje në fushëbetejë me kolegët e mi. Kam shumë emocione që nuk s’mund t’i shpjegoj as nuk mund t’i filtroj në vetvete, pasi gjithë ekipi im përballet, duke bërë të pamundurën për pacientët.”
Sazana u diagnostikua me COVID 19 në fillim të prillit dhe fillimisht kaloi simptoma më të rënda.
“Temperaturë të lartë, kollitje, zënie në frymë. Kam marrë rezultatin, tani ndjehem më mirë. Temperaturë herë kam, herë s’kam. Eshtë sëmundje e paparashikueshme. Mund të them se kam qenë një ndër njerëzit më me fat pasi nuk i kam pasur simptomat sic i kanë pasur njerëzit e tjerë, sigurisht nga ato që kam parë në emergjencë që të bëjnë të tmerrohesh. Kam ndjerë shumë lodhje”.
Syzana Gjokaj punën në një nga vatrat më të nxehta të COVID-19 në botë. Nju Jorku është epiqendra e epidemies në Shtetet e Bashkuara:
“Kjo ma kujton shumë luftën në Kosovë. Eshtë e vërtetë se spitali ynë ka implementuar strategji të ndryshme për t’u përballur me këtë pandemi, ka krijuar edhe një repart të ri për kujdesin e pacientave me COVID. Por në emergjenë është gjithmonë fluksi i pacentave: ata që e kanë dhe ata që mendojnë që e kanë. I gjithë spitali, i gjithë sistemi është i stërngarkuar. Infermierët edhe mjekët dhe i gjithë personeli mjekësor është fizikisht i dërrmuar, emocionalist i dërrmuar. Shpesh qajnë, ngushëllojnë njëri-tjetrin. Punojnë jashtëzakonisht shumë, pa marrë pushime dreke, pa shkuar në banjo, pa pirë ujë. Kam parë shumë njerëz duke vdekur, kam parë infermiere duke i dhënë familjarit celularin për të thënë lamtumirën e fundit. Eshtë shumë e vështirë.”
Duke folur për diagnozën e saj, Syzana shprehet e bindur se duhet të jetë infektuar në spital:
“Mendoj sigurisht se gjatë punës. Emri im ka qenë në nja 50 të pacientëve që kanë dalë me COVID.Mendoj se ashkush nuk ka qenë i përgatitur për situatën që ndodhemi. Edhe spitali im ashtu. Megjithëse mund të them që kemi pasur pajisje edhe pse i gjithë menaxhmnenti ka thënë që maskat N95 duhet të përdoren vetëm për një ndërrim gjë që ka shkaktuar infektimin e shumë infermierëve dhe mjekëve. Një pakujdesi më e vogël bën që të infektohesh,” thotë Syzana.
Është një ituate që ka vënë në rrezik personelin mjekësor në mbarë globin. Sarah 10-vjeçare vendosi të ndihmonte me sa mundej për mungesat e maskave:
“Dëgjova në lajme, dëgjova edhe mamin që po flisnin me babin se infermierët dhe mjekët nuk kishin maska të mjaftueshme. Vendosa të hap një llogari gofundme për të mbledhur fonde,” tregon Sarah.
“Ne kemi bërë së bashku me Sarën 50 maska, të cilat motrat dhe infermieret, personeli mjekësor e kanë parë si gjë shumë të mirë, pastaj e kanë thirrë Sarën në telefon, duke thënë: ‘do bëj porosi, ma bëj me lule’. Ajo e mori shumë seriozisht,” tregon Syzana.
Syzana ka një mesazh për këdo që e mendon veten të paprekshëm nga kjo sëmundje:
“Edhe pse ca të rinj mendojnë se nuk preken, COVID-i nuk njeh moshë, nuk njeh besim apo ngjyrë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj atë që kam parë në urgjencë,nuk do të kisha dashur ta shoh asnjeri në atë gjendje. Gjendja më e vështirë është ta shohësh dikë duke mos marrë ajër, duke t’u lutur “po vdes”; nuk lejojnë familjarë. Paramendoni dikë, qoftë i ri, qoftë i vjetër të vdesë vetëm, është gjëja më e frikshme që mund t’i ndodhë dikujt. Andaj ju nuk dëshironi të jeni ai njeri… Këtu vjen ajo preventiva: qëndro në shtëpi të parandalosh të gjithë atë”. erojnë veten me fat sepse nuk kanë pasur nevojë të shtrohen në spital, apo për aspiratorë gjatë trajtimit kundër COVID-19, si në rastin e Syzanës, diagnoza nuk është aspak e lehtë. Sarah 10-vjeçare është e detyruar të qëndrojë e izoluar nga e ëma për të mos u infektuar. Ato komunikojnë me FaceTime përmes celularit. Sarah mezi pret që të mbarojë periudha e karantinës:
“Do ta përqafoj fort. Ndoshta do t’i bëj edhe një dhuratë”.