“Infermierja shqiptare rra*hë plaken serbe”, mediumet serbe shfrytëzojnë rastin në Pejë për propagandë


Një rast i tmerrshëm ka ndodhur në qytetin e Pejës. Në videon e bërë virale në rrjetet sociale e media, shfaq disa infermiere në Shtëpinë e të Moshuarve “Orenda” në Pejë, teksa rra*hin dhe keqtrajtojnë në mënyrë çnjerëzore një paciente. Por, ky rast nuk ka lenë pa u shfrytëzuar për propagandë nga mediat serbe.

Një media atje duke publikuar rastin i është referuar se infermerja shqiptare rra*hë plaken serbe. Lidhur me këtë ka reaguar edhe Durim Limaj, djali i kreut të Nismës Socialdemokrate. Ai ka treguar se si po bëhet propagandë me nënën e dëshmorit duke e potretizuar si serbe.

“Ndërkohë, në Serbi, nënën e dëshmorit Taulant Nura, po e portretizojnë ‘zonjë e vjetër’ serbe. Kjo tregon se deri ku shkojnë këta për të propaganduar kundër Kosoves”, ka shkruar ai.