Infermierja rrëfen incidentin në Itali: Spitali na përgatiti një koktejl, nuk pati festë në hotel (VIDEO)


Misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali nuk përfundoi ashtu sikurse do të donin të ishte.

Ata u akuzuan nga pronari i hotelit në Breshia se shkaktuar zhurmë në hotel dhe nuk respektuan distancimin.

Për të folur për këtë situatë foli gjatë një interviste në Abc News, infermierja Linda Hasa, e cila ishte pjesë e ekipit. Ajo tha se nuk ka pasur festë në hotel, por spitali civil u organizoi një koktejl për ti falenderuar.

Hasa ka sjellë për Abc Neës edhe një foto nga kokteji i organizuar për ta në spital.

“Nata jonë në hotel ishte shumë e bukur sepse na bënë ftesë eprorët e spitalit civil për të na falënderuar. Aty na kishin përgatitur edhe një koktejl, na falënderuan. Mbaroi dhe shkuam në hotel. Morëm darkën. Më pas një grup cunash ishin miqësuar shumë. Nuk është përdorur pije alkoolike në hotel. Koktejin e kemi bërë në spital”, tha ajo, teksa shtoi se kur shkuan në hotel një pjesë e tyre fjetën gjumë, dhe një grup qëndruan edhe pak bashkë.

“Nuk mund ta quajmë incident ishte një takim mes miqsh. Ishte nata e fundit dhe ishin të gjithë të gëzuar. Ishim të gëzuar se dolëm edhe negativë me tamponin”, tha Hasa.

Infermierja tha më tej se ata kanë kënduar para spitali civil këngën “Ku ka si Shqipëria ime”, dhe po ashtu kanë kënduar edhe ndonjë këngë më shumë në hotel. Sipas saj nuk është ngritur zëri dhe nuk është bërë festë në hotel.

“Kjo është e drejtë se ora ishte pak vonë, 11:00. Dhe kemi kënduar. Kënduam edhe para spitalit civil, këngën “ku ka si Shqipëria ime”. Edhe aty mund të kemi kënduar një këngë më shumë. Mund ta kenë ngritur zërin, por nuk dëgjohej shumë.

Është thënë që me veprimin që u bë se u këndua, atyre 9 personave u është thënë s mund të gjobiteni, por nuk është vënë gjobë. Ulërima nuk kishte. Nuk më vjen keq se është folur keq nga gazetarët. Nga personeli jemi lavdëruar. Festa ka qenë në spital, dhe nuk ka pasur në hotel”, u shpreh ajo.