Arrestimi i dy mjekëve të Spitalit të Traumës disa ditë më parë pasi dyshohet se morën ryshfet nga babai i Elmilind Dylit, që mbeti i plagosur në masakrën e Velipojës, bëri që sindikata e mjekëve të dalë në protestë për të kërkuar lirimin nga burgu të kolegëve të tyre.
Mediat shqiptare “bombarduan” rrjetin duke postuar lajme në lidhje me protestën në fjalë, pra duke kryer normalisht punën e tyre.
“Mundohuni të gëzoheni edhe për 2 muaj se shtatori është afër kur t’ju kyçim prapë dhe s’do bëni asgjë si dele të urta që jeni.”-ka shkruar Kleanti, me profesion infermier. Ndër të tjera, ai ka theksuar se kur Shqipërinë ta “mbërthejë” vatianti DELTA, njerëzit do të “nxjerrin të zitë e ullirit” sipas tij.